Sport

ZYRTARE: Ky është futbollisti i radhës i Kosovës që lejohet të luaj ndaj Moldavisë, por jo edhe ndaj Greqisë

Leart Paqarada është futbollisti i radhës që ka marrë leje nga klubi i tij për të luajtur ndaj Moldavisë në Itali, por jo edhe ndaj Greqisë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi St. Pauli përmes një njoftimi në rrjetin social twiter.

“Leart Paqarada është larguar nga kampi stërvitor për t’u bashkuar me Kosovën. Mbrojtësi i majtë do të jetë në skuadrën e tyre për ndeshjen kundër Moldavisë në Parma të enjten dhe më pas do të kthehet në Hamburg”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Paqarada nuk është futbollisti i vetëm që nuk është liruar të vijë në Kosovë për ndeshjen ndaj grekeve në Ligën e Kombeve, pasi janë gjithsejtë 9 lojtarë që do të mungojnë në duelin që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close