Sport

Babai i Messit niset drejt Barcelonës

Babai i Lionel Messit, ka lënë Rosarion dhe me një aeroplan privat është nisur drejt Barcelonës, në një takim të caktuar me presidentin e klubit katalan, Josep Maria Bartomeu.

Jorge Messi, do të ulet për të biseduar me presidentin e Barcelonës, për çështjen e birit të tij, Lionel Messi.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i ka paraqitur një kërkesë për largim Barcelonës gjatë kësaj vere.

Gjithçka pritet të zgjidhet në ditët në vijmë, me Jorge Messin që tashmë ka caktuar një takim me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Kreu i Barcës dhe Jorge Messi kanë qenë në kontakt përmes telefonit dhe janë pajtuar të takohen për të arritur marrëveshje lidhur me të ardhmen superyllit 33 vjeçar.

Porse qëndrimi i Messit në Camp Nou është thuajse i pamundur dhe vështirë mund të arrihet një marrëveshje miqësore mes klubit dhe futbollistit, edhe pse ky i fundit është angazhuar për diçka të tillë.

Strategjia e Bartomeut është që përmes babait të Messit ta bindë ‘numrin 10’ të nënshkruajë kontratë të re, duke qenë se ai nuk dëshiron të mbahet mend si presidenti që e lejoi largimin e lojtarit më të mirë në histori të Barcës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close