Sport

Mërgim Vojvoda: Nuk kisha para për të ngrënë, isha gati për ta lënë futbollin

Një lojtar tjetër kosovar i është bashkuar Serisë A. Mërgim Vojvoda bëri hapin e madh në karrierë, duke firomosur për skuadrën e Torinos.

Vite më parë as që e çonte nëpër mend një transferim të tillë. Në një rrëfim për mediat belge, mbrojtësi dardan tregon vështirësitë e mëdha në karrierën e tij.

Vojvoda shprehet se paga e tij 4 vite më parë nuk i kalonte 600 euro, duke ia vështirësuar jetesën.

Madje për këtë arsye ka menduar seriozisht edhe të lërë futbollin për të gjetur një punë normale në mënyrë që të mbulonte faturat në fund të muajit. Por karriera e tij mori një tjetër rrjedhë dhe sot më shumë se kurrë lojtari shqiptar ndihet krenar për veten e tij.

“Kalimi te Torino është thjesht i mahnitshëm. Pak më shumë se katër vjet më parë, unë isha duke luajtur në divizionin e 4-t gjerman, në Carl Zeiss Iena, për 600 euro bruto.

Kam jetuar në një dhomë hoteli të zymtë, pa pasur para të mjaftueshme për të ngrënë. Për dy javë, pata një goditje të tmerrshme dëshpërimi. Unë isha i humbur”.

”Sapo mësova se pasi të kthehesha nga huazimi Standardi nuk do më mbante, pyesja veten nëse nuk ishte më mirë të ndaloja faturat dhe të përpiqesha të gjeja një punë të qëndrueshme.

Në atë kohë, kurrë nuk e imagjinoja që një ditë do të isha në gjendje të bashkohem në një klub futbolli për një shumë që tejkalon 5 milion euro.

Do t’ju them këtë: kjo është hera e parë në karrierën time që jam krenar për veten. Sepse financiarisht, unë do të jem në gjendje të strehoj familjen time”, ka thënë Vojvoda.

Related Articles

Back to top button
Close
Close