LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev takohet me deputetin Kastriot Rexhepi

Nga Qeveria njoftojnë se gjatë ditës së sotme, kryeministri Zoran Zaev ka realizuar takim me deputetin Kastriot Rexhepi, transmeton TV21. Në kumtesën e Qeverisë, mes tjerash thuhet se kryeministri Zaev dhe deputeti Rexhepi konfirmuan përkushtimin e përbashkët për fuqizimin e reformave dhe përkushtimin për kursin evropian të vendit.

“Gjatë bisedës, Zaev dhe Rexhepi theksuan se gjatë viteve të fundit, shteti dhe populli kanë bërë hapa të mëdhenj për një të ardhme të sigurt, duke shprehur bindje se vullneti i popullit për bashkëjetesë të qetë dhe të përbashkët në RMV edhe më tej do të dëshmohet përmes një shumice të qëndrueshme demokratike në Kuvend”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close