LajmeSport

Botërori 2026/ Stuhi në Guadalajara, pezullohet stërvitja e Kolumbisë

Seanca e fundit stërvitore e Kolumbisë në prahgë të ndeshjes me Republikën Demokratike të Kongos u pezullua ditën e hënë për shkak të një shtrëngate.

Federata Kolumbiane e Futbollit bëri të ditur se stërvitja zgjati më pak se 30 minuta kur u bë e nevojshme që ajo të pezullohej, me futbollistët që e përfunduan këtë seancë në palestër. Ndërsa skuadra e Republikës Demokratike të Kongos, po ditën e hënë, u stërvit gjatë paradites në SHBA përpara se të udhëtonte drejt Guadalajarës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close