LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev: Regjistrimi i popullsisë në pranverë, presim që ligji të miratohet këto dita

Ligji për regjistrimin e popullsisë pritet që të kalojë që sot në Kuvend, në seancë plenare, me çka në pranverë pritet që të realizohet regjistrimi i popullsisë, njoftoi kryeministri i vendit Zoran Zaev, përcjell TV21. Këtë informacion Zaev e deklaroi gjatë konferencës për media, ku po jep llogari për 100 ditët e para të Qeverisë.

“Ligji për regjistrimin e popullsisë është në fazë finale. Ligji për regjistrim këtyre ditëve, por ndoshta edhe sot do të jetë në seancë plenare, në miratim final në Kuvend. Me këtë i përmbushim të gjitha kushtet për këtë operacion statistikot, me rezultatet e të cilit do të dalin shumë të dhëna për çështjet më të rëndësishme, për zhvillimin e ardhshëm strategjik të vendit.” – deklraoi kryeministri Zoran Zaev.

Regjistrimi i popullsisë duhej të realizohej në prill të këtij viti, por u shtye për shkak të pandemisë me virusin korona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close