LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi për 100 ditë Qeveri: Ulëset VIP të rezervuara për qytetarët

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot me rastin e 100 ditëve të para të saj, përmes një konference  për shtyp para opinionit ka prezantuar llogaridhënien e saj.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me këtë rast në cilësinë e përfaqësuesit më të lartë shqiptar në Qeveri, ka thënë se me krenari mund të  konstatohet se kohezionin mes partnerëve qeveritar po e ndjejnë të gjithë qytetarët dhe komuniteti ndërkombëtar edhe atë që nga dita e parë e punës së kësaj qeverie.

Sipas Grubit prioritetet e qeverisë tashmë janë të njohura për të gjithë, përkatësisht pasi që RMV u bë anëtare e NATO-së, u përmbyllë pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit dhe u zbatuan reformat urgjente sistemore, tani më mbetet të realizohet ripërtëritja dhe zhvillimi ekonomik, sundimi i së drejtës dhe anëtarësimi i merituar dhe i pastër si kristali në Bashkimin Evropian bashkë me të gjitha elementet shoqëruese për standard më të mirë për të gjithë qytetarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close