Teknologji

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona nga viti i ardhshëm

Në fakt, përditësimet e aplikacioneve të mesazheve që vijnë me vitin e ri, nuk do të ishin në përputhje me telefonat e vjetër. Pra, qindra mijëra përdorues rrezikojnë ndërprerjen e shërbimit në botë.

Sipas informacioneve të para që qarkullojnë në rrjet, përditësimet e ardhshme të “Whatsapp”-it, nuk do të jenë në përputhje me “smartphone” si Samsung Galaxy S2, HTC Desire, Motorola Droid Razr, LG Optimus Black, Huawei Ascend P1 dhe P1 S.

Sa i përket “Apple”, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në ”iPhone”-t e gjeneratës së katërt. Edhe ata me platformë “KaiOS” deri në versionin 2.5.1 si “JioPhone” dhe “JioPhone 2”, nuk do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin, transmeton Lajmi.net.

Kushtet e shërbimit për të gjithë do të ndryshojnë gjithashtu, duke filluar nga muaji shkurt: integrimi me Facebook do të rritet dhe ata me një profil biznesi në rrjetin social do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e mesazheve për të kriptuar mesazhet e klientëve dhe për të arkivuar bisedat.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close