LajmeMaqedoniTopLajm

Dy partive maqedonase po i pengon zgjidhja e problemit të shqiptarëve pa nënshtetësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, që ëhstë pjesë e koalicionit qeveritar, është shprehur kundër propozimit të koalicionit ASH-AAA për ndryshimin e ligjit për nënshtetësi.

Me këtë ligj, kërkohet të përmirësohet padrejtësia 30 vjeçare ndaj shumë shtetasve të Maqedonisë së Veriut, që nuk kanë nënshtetësi. Shumica prej tyre janë shqiptarë dhe kjo ka ndezur alarmin tek partitë maqedonase.

Fillimisht ka reaguar Dimitar Apasiev i Levicës opozitare,

Sipas tij, ASH dhe AA me propozimin e tyre do të sigurojnë shtetësi “për 70 mijë kosovarë”. Ai këtë propozim e ka quajtur shovenist dhe të sjellur në mënyrë të përshpejtuar.

Pas tij edhe Pavle Trajanov që po ashtu sipa tij, ky propozim parashikon që t’u pranohet shtetësia 70 mijë qytetarëve, të cilët, mes tjerash, mund të dëshmojnë se kanë qëndrim të përhershëm me dy dëshmitarë.

“Bëhet fjalë për materie ligjore që është e rregulluar edhe me konventa ndërkombëtare. Të gjitha shtetet kanë qasje rigjide gjatë pranimit të statusit të shtetasit të ndonjë shteti, me ç’rast gjithkund kërkohen kushte identike që duhet të plotësohen. Një ligj i tillë fillimisht duhet të miratohet në procedurë të rregullt, pastaj nevojitet analizë e detajuar nga ana e Qeverisë dhe debat publik, qëtë vlerësohen efektet e një operacioni të tillë, dhe çka është më me rëndësi– a ka në të vërtetë 70 mijë qytetarë që janë pa shtetësi, e që para tetë shtatorit të vitit 1991 kanë qëndruar së paku 8 vite në MAqedoni”, ka deklaruar Trajanov.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close