LajmeRajon

Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë diçka në këmbim

Presidenti serb Aleksandar Vuçic, ka kritikuar pozicionin e Bashkimin Evropian në çështjen me Kosovën teksa është shprehur se nuk prnanon njohjen e Kosovës pa diçka në këmbim.

Sipas Vuçiç, njohja i ofron Kosovës një rrugë më “të lehtë” drejt BE-së dhe se nuk po i ofron Serbisë asgjë.

Kur u pyet pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Vuçiq u përgjigj: “Ajo çfarë ne të gjithë po ofrojmë tani, nuk është asgjë. Ju na thoni ne të votojmë për pavarësinë e Kosovës, pastaj rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë, kjo është një asgjë e madhe. Askush nuk na garanton ne anëtarësimin në BE”, ka kritikuar kreu i shtetit serb në median austriake.

“Askush në perëndim nuk na ka ofruar asgjë për Kosovën, përveç poshtërimit tonë, ndryshe nga SHBA-ja e cila na ofroi ndihmë ekonomike për të zhvilluar marrëdhëniet tona”, tha ai në një intervistë në dielën në “Kleine Zeitung”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close