
Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka shkaktuar reagime të forta pas një deklarate të tij ku tha se “i gjithë Libani duhet të digjet”, pas njoftimit për vdekjen e katër ushtarëve izraelitë në jug të vendit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se ushtarët humbën jetën “gjatë luftimeve”, pasi tanku i tyre u godit gjatë një operacioni pranë zonës së Kfar Tebnit, në jug të Libanit.



