Showbiz

Rita Ora fotografohet përkrah Romain Gavras, pas spekulimeve se është fejuar

Ata po vazhdojnë të forcojnë lidhjen e tyre çdo herë e më shumë që kur u panë së bashku në korrik.

Dhe Rita Ora dukej më e dashuruar se asnjëherë derisa u pa nën shoqërinë e Romain Gavras pas një nate me miqtë në Londër.

Këngëtarja, 29 vjeçare, dukej në formë të mirë në një xhaketë të zezë dhe një palë tuta sportive gjatë kthimit në shtëpi.

Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Splash News)

Ylli shqiptar u shfaq në humor të mirë, ndërsa dukjen e kompletoi me një kapelë bejsbolli e flokë të kapur mbrapa.

Regjisori gjithashtu kishte të veshur një xhaketë të tillë, gjersa shihet duke mbajtur duart në xhepat e tij.

Motra e Ritës, Elena dhe një shok tjetër u panë gjithashtu në ‘The Walmer Castle Pub’ në Notting Hill.

Related Articles

Back to top button
Close
Close