LajmeSport

Bombito poston fotografinë nga spitali me Kone, autori i faullit të rëndë kërkon falje

Moïse Bombito ka postuar në rrjetet sociale takimin me Kone në spital.

Ky i fundit pësoi mbrëmjen e kaluar një dëmtim të rëndë dhe pritet që të në orët në vazhdim t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Komisari teknik i Kanadasë, Jesse Marsch bëri me dije se 24-vjeçari ishte në shoqërinë e nënës së tij, Suzanne, pasi po bëhëj gati për t’iu nënshtruar ndërhyrjes delikate.

Fraktura e dyfishtë në këmbën e tij të majtë nxorri në plan të dytë edhe fitoren e thellë që arriti Kanadaja përballë Katarit.

Mesfushori ka pësuar frakturë si në tiabia dhe në fibula dhe kohët e rikuperimit mendohen të gjata.

Ndërsa po sot ai është telefonuar edhe nga autori i faullit të rëndë, Assim Madibo, i cili i ka kërkuar ndjesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close