LajmeRajon

Lojë e inskenuar nga Rama-Vuçiç? ”Ç’ke ti! Të sulmon vëllai jot ty, që të dukesh patriot para zgjedhjeve”

Kryeministri Edi Rama i’u përgjigj sërish ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, pas deklaratave të tij për Shqipërinë e Madhe, duke kërkuar sërish nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të japë sqarime për këtë çështje.

Dy ditë pas sulmit të parë dhe përgjigjes së Ramës, kanë nisur edhe dyshimet për një orkestrim të kësaj situate. Ish-presidenti Bujar Nishani shkruan për një ”teatër kukullash”. Edhe faqja satirike e memeve në facebook ”Brryli Brodway”, shkruan për një lojë të inskenuar me sulme mes Ramës dhe Vuçiç.

“Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme. Se s’ka mundësi që deklarata e një anëtari qeverie e një vendi që po përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira bashkëpunimi të jetë një gojë kaq e shthurur të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Pastaj, kuptova që nuk ishte meme. Ka edhe një të mirë që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë se po punoj për Jugosllavinë e Madhe, ndërsa ata në Serbi po punoj për Shqipërinë e Madhe. Ne duam ta heqim kufirin edhe me Serbinë, kjo nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Ata synojnë të mbajnë peng të sotme me kthetrat e të shkuarës”, -tha Rama.

Related Articles

Back to top button
Close
Close