LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO: Pushteti nuk ka legjitimitet, LSDM: Shumica e udhëhequr nga LSDM do t’i jap fund bllokimeve të opozitës

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë reaguar mëngjesin e sotëm përmes një komunikate për shtyp, ku kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërkaq theksojnë se pushteti aktual nuk ka legjitimitetin e popullit.

“Zaevi qeverisë pa shumicë, qeveria nuk ka legjitimitet, zgjedhje të shpejta menjëherë. Populli vendosi qartë në 31 tetor për ndryshim. Vullneti i popullit nuk është i përfaqësuar në Kuvend dhe prandaj duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-së.

Ragimi nga LSDM-ja ka qenë i menjëhershëm. Nga parita në pushtet paralajmërojnë zgjerimin e shumicës parlamentare, derisa akuzojnë opozitën për bllokim të ligjeve në Kuvend.

“Opozita në Kuvend me muaj po bllokon dhe pengon ligje të rëndësishme, në interes të qytetarëve. Si pasoj e qasjes së papërgjegjshme, pandershme, dhe politike e deputetëve nga opozita, në Kuvend janë penguar ligjet me të cilat përmirësohen standartet e qytetarëve në shtet. Shumica e qëndrueshme dhe e zgjeruar parlamentare, e udhëhequr nga LSDM-ja do t’i jap fund bllokimeve të opozitës”, theksojnë nga ky subjekt në komunikatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close