LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO përjashton këmbimin e ministrive me VLEN-in, mund ta marrë vetë shëndetësinë!

VMRO do të mbledh sonte Komitetin Ekzekutiv për të diskutuar daljen e ASH-së së Taravarit nga Qeveria dhe eventualisht të diskutojë për emrin në sektorin e shëndetësisë.

Paraprakisht nga kjo parti përjashtojnë zërat se mund të ketë ndërrim të ministrave siç kumtoi një ditë më parë kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami se mund të ndodhë që VMRO të merr resorin e shëndetësisë dhe VLEN në këmbim të drejtojë resorin e arsimit.

“Përgënjështrojmë se deri tani u bisedua për çfarëdo këmbimi të ministrive apo resoreve, apo për atë se kush do ta ndërmarrë Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo nuk është e saktë”, deklaroi Valentin Manasievski, anëtar i i Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së

I njëjti hodhi kritika ndaj Arben Tarvarit duke thënë se “askush nuk mund të konsiderojë se mund të jetë pjesë e Qeverisë, e në të njëjtën kohë të ri në përqafimet e LSDM-së dhe BDI-së kriminele”.

Me gjasë mund të ndodhë që VLEN njëherë për njëherë të mos drejtojë ministri tjetër dhe VMRO të emërojë kuadër të vetin në shëndetësi.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close