LajmeMaqedoni

Shtetasi serb „fluturonte“ me 188 km/h në autostradën Kumanovë–Shkup, policia i konfiskon Porsche-n!

Sot (18.06.2026) në ora 18:20, në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë nyjës “Rafineria”, zyrtarë policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut kanë privuar nga liria shtetasin B.S.(30) nga Republika e Serbisë.

​Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, të kryer me radar, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Porsche” me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte B.S. Pas matjes së kryer, është konstatuar se shoferi po lëvizte me një shpejtësi prej 188 kilometra në orë, në një aks rrugor ku me shenjë të trafikut shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë.

​Për shkak të kundërvajtjes së kryer, automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

​Drejtimi i mjeteve motorike me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar paraqet një nga shkaqet kryesore për ndodhjen e aksidenteve në komunikacion, të cilat shpesh rezultojnë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

​Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë me përpiktëri rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe me sjellje të përgjegjshme të kontribuojnë bashkërisht për rrugë më të sigurta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close