LajmeSport

Zyrtare/ Christian Chivu nënshkruan kontratën e re me Interin deri në 2028

Tani është edhe zyrtare. Christian Chivu, autori i një sezoni fantastik nënshkroi zyrtarisht kontratën e tij të re me Interin që skadon në vitin 2028.

Klubi milanez e bëri njoftimin në mbrëmjen e kësaj të enjteje në përfundim të një dite që e pa trajnerin rumun të mbërrijë në selinë e klubit për t’u larguar pas 2 orësh.

Ishte koha e duhur për formalitetet e zakonshme duke qenë se agjenti i tij Pietro Chiodi, të mërkurën ishte në selinë e Interit për të rakorduar detajet e fundit me drejtuesit zikaltër; paga e Chivut do të jetë 3 milionë euro në vit.

Ishte ky një akt besimi kundrejt një trajneri të ri që e mori drejtimin e klubit mes skepticizmit të tifozëve, duke u treguar i aftë të fitojë zemrat e tyre me punën dhe aftësitë komunikative me botën e Interit. Por sidomos ai ishte thelbësor në fitoren e titullit të 21 kampion të Italisë  aq shumë i pritur pas zhgënjimit sezonin e kaluar të mbyllur pa asnjë trofe. Tani Interi, sheh drejt së ardhmes dhe një rinovimi që nisi nga pankina dhe që do të zgjerohet gjithnjë e më shumë për të garantuar vazhdimësi në rezultate dhe trofe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close