
Futbollistët që do të shkojnë në Miami për të zhvilluar ndeshjet e Botërorit duhet të përballen me një tjetër kundërshtar, të nxehtin mbytës dhe lagështinë që rrezikojnë të shndërrojnë turneun në një provë rezistence dhe aftësish.
‘Skuadrat që vijnë nga vende me klimë më të freskët përballen me një rrezik special nëse nuk marrin kohën për t’u përshtatur me kushtet klimatike të Miamit-paralajmëroi Dr. Jason Kostrna, asistent profesor në Universitetin Ndërkombëtar të Floridas-për fat të keq këtu në Miami ka shumë lagështi, kështu që kur del të bësh ushtrime, djersit shumë. Kjo do të thotë se djersa nuk avullon, por thjesht del nga trupi dhe ti nuk e humbet këtë nxehtësi’
Temperaturat në qytetet organizatore të Botërorin janë tashmë në nivele mbi mesataren historike me Kostrna që bëri një panoramë shqetësuese teksa tha se në disa në këto ndeshje, ajo mund të arrijë në 48.8 gradë celcius nëse merren në konsiderat nxehtësinë rrezatuese, lagështinë, temperaturën e ambientit dhe këtyre iu shtohet pak edhe efekti i betonit.
Në Miami kanë nisur të merren masa për të zbutur nxehtësinë për tifozët në Miami Stadium ku autoritetet e Miami-Dade kanë bërë të ditur se do të instalojnë stacione freskuese,zona hidratimi, rimorkio uji dhe zona mjegullimi.
Edhe pse gjatë ndeshjeve janë dy pauza prej 3 minutash për freskim, Kostrna theksoi se është një zgjidhje emergjente nëse futbollistët nuk janë hidratuar siç duhet në ditët përpara ndeshjes.



