LajmeMaqedoniTopLajm

Meshkujt në Maqedoni vdesin mesatarisht në moshën 72.2 vjeç, ndërsa gratë në moshën 76.6 vjeç

Numri i vdekjeve në vitin 2025 është 20.287 persona, që është një rritje prej 0.4% krahasuar me vitin 2024. Numri më i madh vdekjeve, 10.498 janë meshkuj krahasuar me 9.789 gra. Ka 62 vdekje foshnjore, dhe pjesa e tyre është 0.3% për 100 vdekje, sipas të dhënave të vdekshmërisë të Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve, 2.002, është regjistruar në janar, dhe më i vogli 1.506 në prill.

Mosha mesatare e vdekjeve të meshkujve është 72.2 vjeç, ndërsa 76.6 vjeç për vdekjet e femrave, ose 4.4 vjet më e lartë është regjistruar mosha mesatare e grave që kanë ndërruar jetë.

Njerëzit në RMV vdesin kryesisht nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (34.0%), neoplazmat (19.6%), sëmundjet endokrine, ushqyese dhe metabolike (6.5%), dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (3.7%).

Related Articles

Back to top button
Close
Close