
VMRO-DPMNE akuzon Venko Filipçen dhe Zoran Zaevin se, përmes personave të lidhur me ta, po tentojnë të sigurojnë lokacione për ndërtimin e qendrave të të dhënave, duke e krahasuar këtë me mënyrën se si, sipas tyre, veprohej më herët me licencat për kultivimin e marihuanës.
Nga partia thonë se Dragi Gjorgjiev, ish-deputet i LSDM-së, qëndron pas iniciativës për ndërtimin e një qendre të të dhënave në Pehçevë.
“Dragi Gjorgjiev është një zgjatim i Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes”, pretendojnë nga VMRO-DPMNE.
Sipas tyre, ndërsa Filipçe zhvillon fushatë kundër qendrave të të dhënave, persona të afërt me LSDM-në paraqesin iniciativa dhe kërkojnë lokacione për ndërtimin e tyre.
VMRO-DPMNE thekson se nuk është kundër qendrave të të dhënave, por kërkon që ato të ndërtohen sipas të gjitha standardeve, jashtë zonave të banuara dhe vetëm kur ekziston arsyetim i fortë për ndikimin e tyre në zhvillimin e komunitetit lokal.
“Përfitimi për shoqërinë duhet të jetë i madh”, thuhet në reagimin e partisë.

