LajmeRajon

Drenasi përfiton mbi 3 milionë euro për Banimin Social Adekuat

Drenasi do të përfitojë 3 milionë e 10 mijë euro për realizimin e Projektit të Banimit Social Adekuat.

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, njoftoi se marrëveshja për realizimin e projektit është nënshkruar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në kuadër të projektit do të ndërtohen 36 njësi të reja të banimit social, ndërsa do të rinovohen 15 dhe rindërtohen 7 shtëpi private për familjet në nevojë.

Projekti do të financohet tërësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në total, përmes këtij projekti pritet të përfitojnë 58 familje, me qëllim krijimin e kushteve më të mira dhe banimit të denjë për familjet e cenueshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close