LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Nuk marrim pjesë në grupet e punës për ndryshimet Kushtetuese

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka hedhur poshte idenë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të delegojë përfaqësues të saj në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese, me të cilat, Bullgarët dhe bashkësi tjera duhet të futen në Kushtetutë, njofton KlanM.

VMRO-DPMNE-ja ka përsëritur qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin me këtë përbërje parlamentare.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është I qartë. Nuk do të merr pjesë në grupe të tilla pune nga shkaku se bëhet fjalë për një process jolegjitim dhe disa herë kemi thënë dhe I kemi bërë thirrje qeverisë që të mos I hyjë procesit të ndryshimeve kushtetuese, pasi nuk ka mbështetje nga qytetarët” – tha Marija Miteva.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sic percjell KlanM, ka paralajmëruar se së shpejti do t`u dërgojë letra partive politike, me të cilët do të kërkojë nominimin e ekspertëve që të jenë pjesë e grupit për ndryshime kushtetuese.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka deklaruar se Qeveria është e gatshme t`I lejojë opozitës formulimin e amendamenteve kushtetuese, konform kornizës negociuese, sic tha, për të fituar besim në këtë process.

Related Articles

Back to top button
Close
Close