LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski: Çmimi i vezëve dhe orizit do të jetë i ngrirë deri me 30 prill

Kryeministri Dimitar Kovaçevski Qeveria sot edhe zyrtarisht ka përcaktuar ngrirjen e çmimit të vezëve dhe orizit, përcjell TV21. Çmimi i këtyre produkteve nuk guxon të jetë më i lartë se në periudhën e 15 marsit të vitit 2023.

“Në seancën e sotme kemi marrë vendim për ngrirjen e mëtutjeshme të çmimeve të ushqimeve bazë, në mesin e të cilave edhe vezët e pulave dhe orizin. Me çka çmimet më të larta të tyre do të mbeten në nivelin e çmimit që është batuar me 15 mars 2023, me afat deri në 30 prill të vitit 2023”, tha mes tjerash Kovaçevski duke shtuar se prodhuesit dhe tregtarët janë të obliguar të sigurojnë furnizim si gjatë muajve janar dhe shkurt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close