LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Me LSDM-në në pushtet Republika e Maqedonisë fundoset në krim dhe korrupsion

Qeveria e LSDM-së nuk ka plan për asgjë kur bëhet fjalë për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në këto tre vjet që kur ata erdhën në pushtet, Republika e Maqedonisë ka shkallë të lartë të korrupsionit dhe drejtësinë e kanë harruar plotësisht. Nuk ka drejtësi në vend sepse vendimet merren nga Zoran Zaev vetëm për të mbuluar krimin që ai kryen.

Premtuan rritje të ekonomisë, krijim të vendeve të punës, paga më të larta, por kjo mbeti vetëm premtimi i tyre parazgjedhor. Nuk ka pagë mesatare prej pesëqind eurove, nuk ka rrogë prej njëqind mijë denarëve për mjekët, nuk ka rritje të ekonomisë prej 4% në nivel vjetor.

Ata gjithashtu premtuan ndërtim të një Qendre të re klinike, por edhe për këtë nuk ishin të aftë. Gjatë pandemisë, Filipçe u humb plotësisht dhe qytetarët po e paguajnë këtë me jetën e tyre.

Qytetarët nuk e meritojnë këtë ata meritojnë një jetë të mirë dhe më cilësore.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close