LajmeMaqedoniTopLajm

Edi Rama uron Ali Ahmetin për fitoren zgjedhore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në selinë e
BDI në Tetovë ka realizuar takim pune me Ambasadorin e Shqipërisë në
Maqedoninë e veriut, z. Fatos Reka.

Ambasadori Reka përcolli uratat e Kryeministrit të Republikës së
Shqipërisë, z. Edi Rama, drejtuar Kryetarit Ahmeti për fitoren e
zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut.

Z. Ahmeti shprehu konsideratën e tij për Kryeministrin Rama dhe
faleminderoi Ambasadorin Reka për korrektësinë e institucioneve të
Shqipërisë dhe të subjekteve shqiptare.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan procesin zgjedhor si shembullor dhe
tërësisht të rregullt, siç i ka hije një vendi anëtar të NATOsë dhe në
negociata për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Z. Ahmeti njoftoi Ambasadorin Reka për ecurinë e zhvillimeve
paszgjedhore me ç’rast theksoi nevojën për konsolidim të shpejtë të
institucioneve të dalura nga zgjedhjet dhe respektimin e votës dhe
vullnetit të qytetarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim synon të realizon premtimet zgjedhore,
përfshirë edhe angazhim maksimal në negociatat me Bashkimin Europian
bashkarisht edhe me rimëkëmbjen ekonomike, luftë të pakompromistë për
sundim të mirëfilltë të ligjit dhe drejtësi joselektive, përkujdesje për
shëndetin publik, por edhe realizim i të gjitha pikave nga programi
zgjedhor.

Z. Ahmeti gjithashtu tha që nuk ka kthim pas nga vijat e kuqe,
Marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe e fqinjësisë së mirë por edhe zotimet
tona zgjedhore.

Z. Ahmeti faleminderoi autoritetet shqiptare për mbështetjen e dhënë dhe
partneritetin rajonal.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close