Rajon

Vjosa Osmani para zyrtarëve të BE-së: Kosova nuk lejon ndryshim kufijsh

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e solemne ku po flet Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

N foltoren e Kuvendit ka dalë kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani.
Ajo i është drejtuar komisionerit Varhelyi se për Kosovën roli i BE-së është i patjetërsueshëm në të gjitha proceset.

Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe dialogun, proces ky që sipas saj s’duhet të përfshijë ndryshim kufijsh.

“Ju sot jeni në vendin ku gjenden rrënjët e hershme të qytetërimit evropian. Jemi të përkushtuar për të rilidhur këtë fije të zbehur. Vizita juaj vjen në një kohë kur diskursi për integrimin evropian është rikthyer në vendin tonë. Për Kosovën, roli i BE-së është i patjetërsueshëm. Edhe në procesin e dialogut roli i BE-së është i veçantë në bashkërendim me SHBA-të. Ky kuvend e ka bërë të qartë se në këtë proces nuk lejohet ndryshim kufijsh dhe ide të tjera që mund të krijojnë një Republika Srbska në vendin tonë”, tha ajo.

Osmani ritheksoi se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, dhe se pa një vendim të tillë, nuk po i bëhet nderë as vet Bashkimit Evropian.

“Institucionet e Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave, dhe mos-liberalizimi i vizave s’i bën nderë as BE-së. Maratona duhet të ketë një epilog. Kosovës duhet liberalizuar vizat tani”, tha Osmani në Kuvend.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close