Rajon

Shqipëri: Falen të gjitha gjobat e vendosura gjatë pandemisë

Të gjitha gjobat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë përgjatë 7 muajve që nga 17 prilli deri në 7 tetor 2020 në Shqipëri do të falen.

Përmes aktit normativ të publikuar ditën e sotme, të gjithë qytetarët që janë gjobitur pasi kanë thyer rregullat e vendosura nga qeveria gjatë muajve të pandemisë së COVID-19 do tu kthehen paratë brenda datës 15 nëntor 2020.

Të gjitha bizneseve të cilave u është bllokuar licenca për shkak të thyerjes së Aktit Normativ do t’u kthehet brenda afatit të caktuar. Gjithashtu e njëjta procedurë do të jetë edhe me makinat dhe patentat e bllokuara gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtura nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e banesave individuale

Related Articles

Back to top button
Close
Close