MaqedoniTopLajm

Shtetasi i Kosovës arrestohet pa PCR test, ka gënjyer se do të kalojë transit

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Kjo për shkak se në pikën kufitare Jazhincë ka deklaruar se do të kalojë vetëm transit ndërsa pas disa orëve ka dashur që të kthehet në Kosovë. Personi nuk ka pasur PCR test dhe për shkak se ka kaluar 3 orë nga koha e lejuar për transit në vendin tonë, i njëjti është arrestuar.
“Mbrëmë rreth orës 3 në Stacionin Policor Tetovë është mbajtur 29 vjeçari me iniciale XH.M nga R. e Kosovës i cili ishte arrestuar në pikën kufitare Jazhincë, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close