MaqedoniTopLajm

Virusi Afrikan po rrezikon edhe RMV-në

Një burrë e një grua janë shtrirë në spital, sepse kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pas kthimit prej pushimeve në Zanzibar (Afrikë). Lajmin e ka bë të ditur mjeku Aleksandar Popovski, nga nefrologjia e Strugës, ku është dërguar një pacient nga Manastiri, të cilit pasi i është ngritur temperatura, ka rezultuar pozitiv.
Ndërkohë në Shkup në spital është shtrirë bashkëshotja e tij, transmeton gazeta Lajm.
“Nuk na paralajmëruan fare se bëhet fjalë për pacient që është kthyer nga Afrika”, ka deklaruar Popovski.

Çifti është kthyer para dy ditëve në Maqedoninë e Veriut, duke udhëtuar përmes Tanzanisë dhe Stambollit.
Rasti i tyre ka shkaktuar panik te mjekët në Maqedoninë e Veriut nga frika se mund ta kenë sjellur sojin jugoafrikan të virusit, që konsiderohet më i rrezikshëm edhe se soji britanik.


Mirëpo në laboratorin e Akademisë së Shekncave do të bëhen analiza për të vërtetuar, ose mohuar nëse bëhet fjalë për sojin e rrezikshëm të virusit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close