LajmeRajonTopLajm

Vëllau i Jakup Krasniqit kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate

Vëllau i Jakup Krasniqit, Abdyl Krasniqi, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Nismës.

Kjo është bërë e ditur nga vet kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Arrestimi i paradokohshëm i kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate, z. Jakup Krasniqi ishte një goditje e madhe jo vetëm për partinë tonë, por për tërë kombin shqiptar.

Ai i mungon familjes, po aq sa edhe skenës politike dhe publicistike të Kosovës. Megjithatë, vizioni i tij politik, i mishëruar në NISMËN Socialdemokrate, jeton thellësisht në zemrat tona.

Sot kur jemi në prag të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit, strukturat tona janë mobilizuar si asnjëherë më parë që ky vizion të dalë sa më i fortë.

Më lejoni t’ju njoftoj se në këto zgjedhje, në listën e kandidatëve për deputet të NISMËS Socialdemokrate është Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit dhe bashkëveprimtar i palodhur në rrugëtimin e deritashëm.

Angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!

Mbështetja që sot i jepet NISMËS Socialdemokrate është mbështetje për frymën e liderit të saj që padrejtësisht mbahet në Hagë!.

Related Articles

Back to top button
Close
Close