LajmeMaqedoniTopLajm

Njeriu që i mundësoi azil Gruevskit në krye të KSHZsë

Anëtarët e ri të Komisionit Shtetëror Zgjedhor e dhanë betimin solemn para Kryeparlamentarit.

E këtë ishte i detyruar ta bëjë edhe kryetari i ri i KSHZsë, Aleksandar Dashtevski edhe pse në të kaluarën ai dhe partia e tij kanë kontestuar legjitimitetin e procesit të zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryetar i Kuvendit.

Dashtevski kur është në pyetje pozita, thotë se procedurat duhet të respektohen.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KRYETAR I KSHZsë

Kjo është protokolli, e kjo është formë ligjore që të japim deklaratë solemne që është pjesë e ligjit.

Nënshkrimi i Dashtevskit në dokumentin e Komisionit për parandalimin e diskriminimit, i mundësoi Gruevskit që të fitojë azil në Hungari.
A është kjo njëfarë lloji i dhuratës për shkak se i ndihmuat Gruevskit të fitojë azil dhe a mendoni se Mickoski po përmbush një premtim ndaj Gruevskit ndaj jush?
Jo!
A jeni të sigurt?

Dashtevski ka qenë anëtarë i disa partive, para se publikisht t`i mbrojë pozitat e Gruevskit dhe të VMRO DPMNEsë, parti nga e cila edhe u propozua për Kryetar të KSHZsë…

Interesat e cilës parti do ti mbroni për shkak se jeni propozuar nga VMRO DPMNE, por keni qenë edhe në VMROnë Popullore, në të Djathtën Demokratike dhe disa parti kështu të ngjashme…?
A i keni të qarta qëndrimet tuaja si kryetar i KSHZsë?
Si jo, procesi i zgjedhjes është në propozim të partisë derisa të zgjidhem, e më pas vet ligji thotë se duhet të punojmë profesionalisht.

Përveç Dashtevskit, në këtë përbërjen e re të KSHZsë do të jetë edhe Krenar Lloga, familjarë i afërt i kryetari të ASHsë, Ziadin Sela. E pyetëm partinë opozitare se a është propozuar Lloga për shkak të aftësive profesionale, apo për shkak të lidhjeve farefisnore me kryetarin…

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

E vërteta e vetme për zgjedhjen e Krenar Llogës anëtarë i KQZsë është përvoja e tijë institucionale mbi dhjetëvjeçare dhe përvoja e tij politike mbi 15 vjeçare. Dëshmi për këtë është CVja e tij.

E CVja e tij profesionale në sektorin publik është e lidhur ngushtë me kushëririn e tij, Ziadin Sela. Në kohën kur PDSH, atë kohë e Selës ishte në pushtet, Lloga ishte zëvendësdrejtor në Policinë Financiare.
Në vitin 2013, kur Sela votohet si kryetar i Strugës, ai emërohet si shef i kabinetit. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close