MaqedoniTopLajm

Vazhdim i dy seancave kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë vazhdim të dy seancave. Është paralajmëruar vazhdim i seancës 20 dhe 21.

Në seancën e 20-të në rendin e ditës janë Projektligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore në bazë të Marrëveshjes për hua për financimin e projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik dhe Propozim ligji për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Qeverisë dhe SHA Makpetrol – Shkup përmes një marrëveshjeje, të dyja në procedurë të shkurtuar.

Në këtë seancë janë edhe Propozim-ndryshimet në ligjin për Regjistrin qendror, ndryshimet në Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe ndryshimet në Ligjin për lëshimin e bonove të denacionalizimit, të gjitha në leximin e parë, si dhe Propozimi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në kuadër të seancës së 21-të, deputetët duhet të debatojnë për disa projekt-vendime për publikimin e shpalljeve publike për emërimin e anëtarëve të komisioneve shtetërore, të paraqitura nga deputetët, si dhe për Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe për Projekt ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndërtim, të dyja procedurë e shkurtuar. Në rend të ditës janë edhe Projekt-ndryshimet e Ligjeve për standardin e nxënësve dhe studentëve, ndryshimet në Ligjin për strehimin, ndryshimet në Ligjin për sistemin hekurudhor, Ligjin për shërbimet postare, Ligjin për veprimtaritë komunale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close