MaqedoniTopLajm

Maqedonia e Veriut pritet të shpallë gjendje krize për shkak situatës me KOVID-19

Këshilli për siguri kombëtare i ka sugjeruar Qeverisë të shpallë 30 ditë gjendje krize. Presidenti Stevo Pendarovski sqaroi se me këtë vendim do të shtohen kompetencat e Armatës për të ndihmuar në menaxhim me situatën e krijuar nga pandemia me KOVID19, si dhe Ministria e Shëndetësisë do të mund të merr në menaxhim të përkohshëm edhe spitalet private. Gjendja e krizës, tha presidenti nuk nënkupton edhe vendosjen e orës policore, për të cilën duhet të vendosin ekspertët dhe komisioni për sëmundje ngjitëse.
Kryeministri Zoran Zaev tha se rekomandimi i Këshillit për siguri kombëtare do të shqyrtohet menjëherë në Qeveri dhe më së voni deri të premten pritet të sillet vendimi.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se punohet në mobilizimin e gjithë kuadrit në sistemin publik shëndetësor, ndërsa do të shfrytëzohen edhe kapacitetet e spitaleve private.

Related Articles

Back to top button
Close
Close