MaqedoniTopLajm

Varianti britanik i koronavirusit mund të përhapet shpejtë në vend

Pasi hyri brenda kufijve tonë edhe variant i ri i virusit britanik, mjekët paralajmërojnë se për disa muaj si do të jetë dominant në vend. Goran Kungullovski, doktor në spitalin “Zhan Mitrev”, ku edhe u konfirmua rasti i parë me variantin e ri të virusit, përmendi se ashtu siç tashmë transmetohet nga Britania ky virus përhapet rreth 70% më shpejtë se sa variantet e tjera. Mirëpo i njëjti nuk ka ndikim në rezultatet e vdekshmërive.

Goran Kungullovski, doktor në spitalin “Zhan Mitrev”

“Në disa muajt e  ardhshme do të ndjekim nëse prevalenca ndryshon ose jo, gjegjësisht nëse variant i  virusit britanik bëhet dominant ose nuk bëhet. Është shumë kuptueshme se për disa muaj ky virus do të jetë dominant edhe në Maqedoni ashtu sikurse në disa vende të Evropës, sepse transmetohet shumë më lehtë nga variantet e tjera”.

Për pacientin tek i cili u gjet variant i virusit britanik dhe i cili gjatë anketimit ka thënë se nuk ka pasur kontakt dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit, Kungullovski nuk deshi të komentoj por tha se kontaktet e këtij pacienti do t’i vërtetojnë epidemiologët.

Goran Kungullovski, doktor në spitalin “Zhan Mitrev”

“Se a e ka ditur pacienti për atë kontakt ose nuk e ka ditur mbetet që ta vërtetojnë epidemiologët, por është shumë e kuptueshme se ai është infektuar diku, se a është sjellur përmes udhëtimit jashtë shteti, përmes kontakteve që kanë qenë jashtë shteti ose virusi ka qarkulluar dy-tre javë më parë nuk e dimë, sepse nuk kemi të dhëna të mjaftueshme. Sipas njohurive tona, pacienti ka qenë me pasqyrë të mesme, ai është shëruar pa asnjë problem për tani, kjo është një shenjë e mirë, por bëhet fjalë vetëm për një individ”.

Mutacioni britanik i koronavirusit u konfirmua një ditë me parë, tek 46 vjeçari i cili tashmë është shëruar, ndërsa i njejti u zbulua në laboratorin privat të klinikës “Zhan Mitrev”.  Virusi u zbulua në spital gjatë analizës së mostrave nga janari.

Sipas OBSH-së, varianti britanik i COVID-19 është përhapur në 70 shtete. Ndërkohë vaksina e kompanisë amerikane ‘Moderna’ thuhet se funksionon kundër varianteve të reja të coronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut. Por, për këtë sipas shkencëtarëve duhen studime shtesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close