BotaLajmeShendetiTopLajm

Vaksina e re Moderna le pas atë të Pfizer: 95% mbrojtje kundër koronavirusit

Një tjetër vaksinë kundër koronavirusit duket se do të jetë gati dhe kjo pritet të jetë më efektive se ajo e para. Mediat e huaja raportojnë se kompania amerikane Moderna, ka thënë se të dhënat paraprake, tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive.

Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin në rritje se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë.

Kompanitë kanë përdorur një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për të zbuluar vaksinat e tyre.

Moderna thotë se është një “ditë e shkëlqyer” dhe ata planifikojnë të aplikojnë për miratim në mënyrë përdorimi i vaksinën të fillojë në javët e ardhshme. Testimi përfshiu 30.000 njerëz në SHBA.

“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm … është një ditë e mrekullueshme”, tha për BBC News, Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna.

Ende nuk e dihet se sa do të zgjasë imuniteti nga vaksinat, pasi duhet më shumë kohë për të përcjellur gjendjen e vullnetarëve që kanë marrë pjesë në testim.

Gjithashtu nuk ka të dhëna se sa mirë funksionon në grupmoshat më të vjetra, të cilat janë më të rrezikuara nga COVID-19.

Related Articles

Back to top button
Close
Close