LajmeMaqedoniTopLajm

Urdhrat e kujt i zbaton policia / Banorët e Siniçanit, kreu i komunës dhe prokurorja ende janë në bjeshkë (FOTO)

linku https://zyrtare.net/2020/07/urdhrat-e-kujt-i-zbaton-policia-banoret-e-sinicanit-kreu-i-komunes-dhe-prokurorja-ende-jane-ne-bjeshke-foto/

Banorët e fshatit Siniçan, bashkë me Kryetarin e Komunës së Bogovinës dhe prokuroren kujdestare ende vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkë përballë policisë.

Edhe pse prokurorja e rastit pasi konstatoi situatën faktike në terren, u dha urdhër policëve që të largohen dhe t’i lejojnë banorët të vazhdojnë me punë, policia nuk po e zbaton urdhrin.

“Ligji për procedurë penale është i qartë. Procedurën parahetimore dhe hetimore e udhëheq prokuroria publike. Policia duhet ta zbatojë urdhrin e prokurorit publik sepse kështu e obligon ligji”, theksoi prokurorja kujdestare.
Megjithatë, ende nuk dihet se urdhrat e kujt po zbaton policia.

Nga Aleanca për Shqiptarët akuzuan se kjo bëhet për hakmarrje politike nga Ministri Teknik, Agim Nuhiu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close