LajmeMaqedoniTopLajm

Nxnësit nga 1shtatori kthehen në shkollë,por do ulen me maska nëpër banka .Orët e mësimit nga 20 minuta (video)

Nxënësit do të kthehen në shkollë. Me maska dhe duke dezinfektuar duart shpesh, për 20 minuta nxënësit do të mbajnë orën mësimore. Nëse klasa ka numër të madh të nxënësve, do të ndahen në dy grupe dhe mësimin do t’ua mbajë e njëjta mësuese.

Kjo është njëra nga mënyrat se si do të zhvillohet viti shkollor nga shtatori në Maqedoninë e Veriut, sqaroi zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska.


“Ne propozojmë prani fizike me numër të ulët të nxënësve në klasë. Grupe më të vogla, me protokoll të mjaftueshëm për distancë fizike, mbajtje e maskës, dezinfektim në të gjitha format që të mbrohen edhe arsimtarët edhe nxënësit. Nëse në arsmin fillor ora mësimore ka zgjatur 40 minuta, tash ajo do të jetë 20 minuta. Arsimtari do të ndajë klasën në dy grupe me nga 15 nxënës”, tha Elizabeta Naumovska, zëvendësministre e Arsimit.tv21

Related Articles

Back to top button
Close
Close