LajmeRajon

Ftesa e Kurtit, PDK-ja mbledh kryesinë

Partia Demokratike e Kosovës do të mblidhet nga ora 15:00, ku do të mbajë takim me anëtarët e kryesisë së saj.

Ky takim vjen pas ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për tre liderët e partive politike.

Mbledhjen e kryesisë e kanë konfirmuar për Klankosova.tv nga PDK-ja, ku kanë thënë se aty do të diskutohen të gjitha qëndrimet e partisë.

Ndryshe, një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së, Bedri Hamza, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreut të Aleancës, Ardian Gjini.

Related Articles

Back to top button
Close
Close