
Dronët ukrainas goditën objektiva në disa zona brenda Rusisë më 29 korrik, përfshirë një rafineri nafte dhe një qendër logjistike që i përket shitësit më të madh online të Rusisë, Wildberries, teksa Kievi po zgjeron fushatën e tij të sulmeve me rreze të gjatë veprimi për të rritur presionin mbi Moskën që të negociojë për përfundimin e luftës, që ka nisur mbi katër vjet më parë.
Sipas kanaleve ruse dhe ukrainase të monitorimit, një qendër logjistike e Wildberries në rajonin e Rjazanit u godit në atë që raportohet të jetë të paktën sulmi i dhjetë ndaj objekteve që i përkasin kësaj kompanie, e cila konsiderohet si ekuivalenti rus i gjigantit global të shitjes online me pakicë, Amazon.
Sipas kanaleve ruse dhe ukrainase të monitorimit, një qendër logjistike e Wildberries në rajonin e Riazanit u godit në atë që raportohet të jetë të paktën sulmi i 10-të ndaj objekteve të kompanisë, e cila konsiderohet si ekuivalenti rus i gjigantit global të shitjes online, Amazon.
Në një postim në Telegram, kompania tha se evakuoi punonjësit e depos në përputhje me procedurat e sigurisë, teksa nuk ka ndonjë njoftim për viktima.
Ushtria e Ukrainës konfirmoi se ka kryer një sulm ndaj rafinerisë së naftës në Rjazan, duke thënë se u regjistrua një goditje e drejtpërdrejtë ndaj objektit, e cila shkaktoi zjarr brenda kompleksit të rafinerisë.

