BotaLajmeTopLajm

Sulm me dron në portin egjiptian, goditet anija cisternë e gazit me pronësi amerikane

Një dron goditi një anije depozituese të gazit në pronësi amerikane, në portin egjiptian të Damiettës, duke shkaktuar një zjarr që u përhap edhe në një anije tjetër.

Ministria egjiptiane e naftës konfirmoi zjarrin, por nuk përmendi një sulm me dron. Nuk pati viktima dhe askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm. Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kryen sulme ndaj grupeve paraushtarake të mbështetura nga Irani në Irak.

Sulmet kanë thelluar tensionet politike në vend, pasi qeveria irakiane përpiqet të ruajë marrëdhënie të mira si me SHBA-në ashtu edhe me Iranin.

Autoritetet irakiane dënuan sulmet si shkelje të sovranitetit të vendit dhe kërkuan shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Përshkallëzimi i konfliktit ka ndikuar menjëherë në tregjet ndërkombëtare, duke bërë që çmimi i naftës Brent të rritet me më shumë se 8%, mbi 90 dollarë për fuçi.

Në rikthim e sulmeve pas pauzës disa ditore ushtria amerikane njoftoi se kishte zmbrapsur një sulm iranian ndaj trupave të saj në rajon ndërsa Irani tha se kishte goditur baza amerikane në Jordani dhe anije në Ngushticën e Hormuzit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close