LajmeSport

Futbolli kalon hokejin për sportin më të popullarizuar për të rinjtë

Sipas një sondazhi të ri kombëtar të publikuar nga media kanadeze CBC News / The National, pas paraqitjes së fortë të Kanadasë, që shkoi deri në 1/8 e finales (Round of 16) për herë të parë në histori dhe u eliminua aty nga Maroku, si garuese dhe si nikoqire në Kupën e Botës 2026, futbolli tani është sporti më i popullarizuar për kanadezët e moshës 18-29 vjeç.

Për herë të parë, te të rinjtë futbolli renditet i pari me 19%, duke lënë pas hokejin, që për dekada ka qenë feja e Kanadasë.

Trendi është edhe më i fortë te komunitetet e reja. Te kanadezët që nuk kanë lindur në Kanada, futbolli është i pari me 28%.

Në nivel kombëtar, hokeji mbetet ende sporti i preferuar i përgjithshëm:

1. Hokej 32%
2. Futboll 12%
3. Baseball 11%
4. Basketboll 9%
5. Football amerikan 8%

Sondazhi është realizuar nga Abacus Data me 1,500 kanadezë mbi 18 vjeç, mes 14-16 korrikut, me marzh gabimi +/-2.5%.

Botërori në shtëpi jo vetëm solli rezultate, por ndërroi edhe identitetin sportiv të gjeneratës së re kanadeze.

Related Articles

Back to top button
Close
Close