Objektivi i madh në merkato për Liverpool-in tashmë dihet që është transferimi i Bradley Barcola. PSG e ka nxjerrë në shitje sulmuesin francez, duke qenë se ky i fundit refuzoi të rinovonte kontratën aktuale, e cila skadon në vitin 2028.
Klubi parizien ka vendosur shifrën 145 milionë paundë (170 milionë euro) për të lënë të lirë këtë verë anësorin francez. The Athletic zbulon se Liverpool po përgatit ofertën zyrtare të radhës në drejtim të PSG-së, e cila do të jetë jo më shumë se 100 milionë paundë.
Klubi anglez duket se nuk ka ndërmend t’i përkulet parizienëve dhe kjo do të jetë oferta e fundit nga ana e tyre për Barcola.
Në anën tjetër, lojtari ka dhënë prej kohësh miratimin e tij për transferimin te të kuqtë. Tani ka mbetur vetëm të gjehet gjuha e përbashkët mes klubeve.



