Turqia teston me sukses makinën e saj të parë fluturuese

Makina e parë turke fluturuese e prodhuar në vend, e quajtur Cezeri, ka përfunduar provën e saj të parë të fluturimit me sukses, njoftoi të martën vonë zhvilluesi i platformës ajrore Baykar.
Prototipi 230 kilogramë fluturoi rreth 10 metra gjatë provës, i cili u krye nën mbikëqyrjen e shefit të teknologjisë së kompanisë Selçuk Bayraktar.
Cezeri ka një sistem të zgjuar fluturimi dhe fluturon plotësisht në mënyrë autonome.
Cezeri aktualisht mund të mbajë vetëm një pasagjer, por versioni i tij i ardhshëm do të ketë vend për më shumë.
Automjeti do të përdoret për transportin urban në të ardhmen.
Makina mban emrin e Ismail al-Jazari, një nga shpikësit dhe inxhinierët e mëdhenj myslimanë të Epokës së Artë Islamike, i cili jetoi gjatë shekullit të 12-të.
Baykar, i themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe jo të armatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme për avionë
.