BotaLajme

Turqia i përgjigjet me “pamje” propagandës greke për “nëndetëset e padukshme”

Nëndetëset greke Type-214 që pretendohen se janë të padukshme, ndiqen në Mesdheun Lindor në çdo moment pa ndërprerë nga elementët lundrues dhe fluturues të Forcave Detare të Turqisë.

Lidhur me nëndetëset greke, për të cilat pretehdohet se janë “të padukshme” dhe se “ndjekin pa u zbuluar të gjitha aktivitetet në Mesdheun Lindor” u zbulua se ato ndiqen në çdo moment nga elementët e Komandës së Forcave Detare të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pamjet e filmuara nga elementet turke për nëndetëset në fjalë nënkuptojnë prishjen e perceptimit të cilin Greqia po përpiqet ta krijojë.

Në disa faqe greke të lajmeve u paraqitën pretendimet se “nëndetëset e Forcave Detare të Greqisë nuk mund të përcaktohen nga elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë”.

Në lajmet e publikuara për të formuar perceptime në opinionin e brendshëm grek u pretendua se “nëndetëset Type-214 janë të padukshme dhe se avionët dhe helikopterët patrullues detarë të Forcave të Armatosura të Turqisë nuk mund t‘i përcaktojnë këto nëndetëse”.

Po ashtu për nëndetëset greke për të cilat mbrohet ideja se “janë të padukshme” në lajme u tha se ato kanë ndjekur pa u zbuluar të gjitha aktivitetet në Mesdheun Lindor.

Ndërkohë burimet e sigurisë turke kanë theksur se pretendimet në fjalë nuk reflektojnë aspak të vërtetën.

Burimet theksuan se nëndetëset greke Type-214 që pretendohen se janë të padukshme, ndiqen në Mesdheun Lindor në çdo moment pa ndërprerë nga elementët lundrues dhe fluturues të Forcave Detare të Turqisë.

Ndërkohë për nëndetëset e cilësuara si “të padukshme” kanë dalë edhe pamjet e marra në Mesdheun Lindor.

Në pamje reflektohen qartë periskopet e nëndetëseve në fjalë të cilat ndiqen pa ndërprerë nga elementët e Komandës së Forcave Detare turke. Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se pamjet e regjistruara të nëndetëseve janë edhe natën edhe ditën.

Ekspertët e sigurisë theksuan se kjo situatë nënkupton që nëndetëset greke ndiqen me lehtësi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close