LajmeRajon

Lajcak për asociacionin/ Kosova të jetë gati për kompromis

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është detyrim që ka marrë Kosova me marrëveshjen e vitit 2013.

Lajcak tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin me shumicë serbe nga ana e Kosovës duhet të bëhet menjëherë pas arritjes së ujdisë përfundimtare me Serbinë. Por para se të ndodhë kjo, ai tha se institucionet e Kosovës duhet të fillojnë diskutimin për statutin e Asociacionit, si dhe t’i përfundojnë të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme për këtë proces.

“Gjëja tjetër është të diskutojmë mbi statutin dhe kjo është ajo që ne presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Marrëveshja do të fillojë të zbatohet pas nënshkrimit. Pra, kjo do të thotë që zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit, do të pasojë nënshkrimin e marrëveshjes. Por, detajet e Asociacionit duhet të dakordësohen si pjesë e negociatave, sepse nuk duhet të mungojë qartësia e ndonjë çështjeje në momentin e nënshkrimit ”, deklaroi ai.

Lajcak shtoi se gjatë takimeve të tij, u konfirmua se Kosova do t’i respektojë të gjitha angazhimet e saj, përfshirë atë për krijimin e Asociacionit. Pas takimit me të, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se formimi i Asociacionit nuk do të bëhet pa arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi. Kjo marrëveshje, sipas Hotit, duhet të përfundojë me njohje të dyanshme.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close