BotaLajmeTopLajm

Trump e Melania dalin duke buzëqeshur nga Shtëpia e bardhë, shmangin inaugurimin e Biden duke marrë helikopterin Marine One (Fotot)

Donald Trump u zotua sot se “do të rikthehemi – në një formë ose në një tjetër” teksa doli nga Washington D.C. për herë të fundit me helikopterin presidencial Air Force One, duke shmangur Joe Biden.

“Ju shkoftë mbarë” i tha ai turmave prej disa qindra mbështetësish teksa nisej per në bazën ajrore Joint Base Andreës, pas fjalimit të tij që u dha me përshëndetjen prej 21-të shtënash.

Në radhë të parë të auditorit, Ivanka Trump duhej e emocionuar, ndërsa familja presidenciale  brohoriste ‘Falemnderit Trump,’ para se të ngjitej në Air Force One për herë të fundit.

Trump ftoi gruan e tij Melania të fliste në skenë.

Zonja e Parë me një xhaketë ‘Chanel’ dhe një çantë me lëkurë krokodili Hermes Birkin $60,000, hoqi syzet dhe ofroi disa fjalë mirësjelljeje.

“Ishte nder i madh të isha zonja juaj e parë. Falemnderit për dashurinë e mbështetjen. Do të jeni në mendimet e lutjet e mia. Zoti ju bekofte. Zoti bekoftë familjet tuaja dhe kombin tonë të mrekullueshëm”, tha Melania Trump.

Trump është presidenti i parë i SHBA që prej vitit 1869që refuzon inaugurimin e pasuesit të tij.

Ai tha: “Ju duam shumë, jua themi nga thellësia e zemrës. Ishin katër vite të pabesueshme. Arritëm kaq shumë së bashku”.

Më pas ai shikoi nga Melania pranë tij dhe deklaroi: “Zonja jonë e parë ka qenë një grua mirësie dhe bukurie të madhe”.

Trump po fluturonte drejt bazës ajrore Joint Base Andrews për të folur për mbështetësit e tij atje, ku e prisnin dhe fëmijët e rritur.

Largimi i hershëm i Trump drejt Florida shkaktoi paksa panik pasi mori me vete kodet bërthamore të SHBA, të cilat ai pritet t’i rikthejë te administrata Biden sot pasdite.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close