BotaLajmeTopLajm

Tensione në Mesdhe/ Prag lufte me Turqinë? Greqia forcon ushtrinë

Në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, Greqia ka vendosur të forcojë ushtrinë me programe të reja armësh.

Vendi fqinj, nga sa pohoi zëdhënësi i qeverisë, Stelios Pecas, do të rrisë numrin e ushtarëve dhe do të përmirësojë zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Kjo lëvizje vjen në kohën kur Athina dhe Qiproja greke janë vendosur në kurs përplasjeje me Ankaranë mbi të drejtat e kërkimit për hidrokarbure në Mesdhe. Ndërsa Brukseli këmbëngul që zgjidhja e ngërcit të gjendet përmes negociatave, të dy palët vijojnë të demonstrojnë forcën me stërvitje ushtarake. Më e fundit prej tyre është ajo e Turqisë me Qipron Veriore.

Stërvitja e quajtur “Stuhia Mesdhetare 2020″, do të zgjasë pesë ditë nga data 6 deri në 10 shtator. Edhe pse ajo organizohet përvit, këtë radhë vjen në një situatë krejt tjetër. Tensionet janë në maksimum, aq sa dhe vetë shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas e ka pranuar se “mjafton një shkëndijë” që të shkaktojë katastrofe. Greqia e kundërshton eksplorimin aktual të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të përvijojë një territor detar të pretenduar nga Turqia bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close