LajmeMaqedoniTopLajm

8 viktima, 99 raste të reja me Covid-19 dhe 214 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1384 testime të realizuara 99 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shkup-33, Kumanovë-7, Shtip-5, Prilep-6, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-2, Manastir-6, Ohër-14, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçan-6, Makedonski Brod-3, Vinicë-1 dhe Dellçevë-6.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 214 pacientë të shëruar nga virusi korona.

Shkup-48, Kumanovë-25, Shtip-11, Prilep-9, Tetovë-23, Strugë-8, Manastir-4, Ohër-2, Kavadarc-22, Gostivar-21, Gjevgjeli-4, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-2, Pehçevë-2, Berovë-6, Vallandovë-1, Vinicë-2, Dellçevë-4, Kratovë-2, Sveti Nikollë-10, Kërçovë-3 dhe Negotinë-3.

Në 24 orët e fundit 8 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin. Tetovë-2, Ohër-2, Dellçevë-1, Strugë-1, Shkup-1 dhe Dibër-1.

Related Articles

Back to top button
Close
Close