LajmeRajonTopLajm

Targat si “KM, GL” do të shkatërrohen, tabelat e rregullta të Serbisë do të ndërrohen me ato të përkohshme

Zyrtarë të shumtë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës u vendosën në pikat kufitare të Jarinjes, për të përcjellur nga afër situatën e krijuar në këtë anë.

E gjithë kjo u bë për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin ndaj Serbisë, lidhur me targat e automjeteve.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisa me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës”.

Në këtë vendim gjithashtu u theksua se vlefshmëria e këtyre targave është 60 ditë, transmeton lajmi.net.

Por largimi i targave nuk po bëhet vetëm në veri të Kosovës, por edhe në qytetet e tjera.

Zyrtarët policore tashmë janë të obliguar që në momentin kur hasin në targa të llojit ( KM, GL, UR dhe të tjera) të hiqen dhe ato t’i dërgojnë për shkatërrim,

Ndërsa në rast se hasin në tabela të rregullta të shtetit serb, atëherë drejtuesit e automjeteve në fjalë duhet të pajisen me tabela provuese.

Ngjashëm kanë vepruar zyrtarët policorë edhe në Komunën e Graçanicës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe..

Në dalje të Graçanicës janë parë zyrtarë policore duke u larguar qytetarëve tabelat e shtetit serb dhe vendosjen e atyre të përkohshme.

Ministria e Brendshme e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, jo atë të Jarinjes dhe Bërnjakut për shkak të situatës së krijuar pas protestave të serbëve për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me shtetin serb.

Related Articles

Back to top button
Close
Close